Gjykata Themelore në Ferizaj – Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj kundër të pandehurit O.T. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit të përcaktuara me dispozitat e KPPRK-së, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së saj, duke vlerësuar se po të gjendej në liri i pandehuri mund të asgjësojë, fshehë, ndryshojë ose falsifikojë provat e veprave penale apo edhe të ndikojë në dëshmitë e të dëmtuarës përkatësisht bashkëshortes së tij, për faktin se i dyshuari jeton në bashkësi familjare me të dëmtuarën dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej rrjedha normale e procedurës penale.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë psikike në Ferizaj
-
Një muaj paraburgim ndaj burrit në Ferizaj që sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunë në familje
-
Paraburgim ndaj një personi për dhunë në familje
-
Gjykata e Ferizajt ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit që kreu dhunim