Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vjedhjen e një kasaforte në Gjilan

burg

Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30-ditësh ndaj të pandehurve I.A. dhe E.H., nën dyshimin se kanë kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në fshatin Malishevë më 15 nëntor, pas mesnate.

Ata dyshohet që me forcë kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit M.I. dhe kanë marrë një kasafortë të hekurit e të njëjtën e kanë thyer, gjithashtu kanë marrë një armë AK47, një pushkë gjuetie “Altay Magnum”, një pushkë pumparic, një pushkë karabin RKS – 2019, pesëmbëdhjetë fishekë të kalibrit 12A dhe 33 fishekë të kalibrit 9 mm.

Ata dyshohet se me këto veprime kanë kryer veprën penale në bashkëkryerje “vjedhje e rëndë”, “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse”.

Sipas gjyqtarit, masat tjera alternative ndaj të pandehurve do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.