Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Paraburgim ndaj 34-vjeçarit në Malishevë, e goditi nënën me shkrepëse

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, këtë të mërkurë për B.K. 34-vjeçar, nga Bellanica e Malishevës, për lëndim trupor.

B.K. akuzohet se më 26 dhjetor rreth orës 23:00 ka sulmuar dhe keqtrajtuar nënën e vetë, Sh.K.

Konflikti dyshohet se ka filluar kur disa persona e kishin dërguar në shtëpi të vëllain e të pandehurit dhe të cilit i kishin blerë disa gjësende.

I pandehuri B.K. kishte bërtitur se "është marre me ju blerë sende njerëzit e huaj", ndërsa e ëma ishte përpjekur ta qetësojë duke i thënë se "nuk është marre, pasi është njeri i sëmurë". Në atë moment i pandehuri e ka goditur të ëmën me një shkrepëse në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime, gjë të cilën e dëmtuara me rastin e denoncimit në Polici, e ka dëshmuar me dëshmi nga mjeku, pas tretmanit mjekësor që ka pranuar.

Në kërkesën për caktim të paraburgimit që e ka bërë prokuroria, është arsyetuar se nuk është hera e parë që i akuzuari e sulmon të ëmën. Sipas prokurorit, B.K në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij "duke e goditur me grushte, shuplaka, si dhe me mjete të forta, si dru, boksa hekuri, e të tjera".

E dëmtuara Sh.K. edhe më herët sipas njoftimeve ka ngritur rast në organet përkatëse, ndaj djalit të saj që tani është paraburgosur.

Edhe Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë Kronikë Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë

I pandehuri është arrestuar më 27 dhjetor.

Për veprën rreth së cilës dyshohet i pandehuri B.K., në shkresat e lëndës theksohet se ligjvënësi ka paraparë deri në 3 vjet burg.