Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit F.K., që akuzohet se e rrahu babanë e vet.
F.K. akuzohet se në Malishevë, në shtëpinë e tij, kishte sulmuar babanë e vet me bisht të sëpatës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
N.K. u desh të merrte tretman mjekësor në QKMF të Malishevës.
“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit F.K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 15 shkurt 2022”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Malishevë, arrestohet djali që dyshohet se rrahu babanë
-
Rrahu djalin e vëllain, Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim për të dyshuarin
-
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu bashkëshorten në Gjakovë
-
Paraburgim ndaj 34-vjeçarit në Malishevë, e goditi nënën me shkrepëse
-
Arrestohet një person në Malishevë, dyshohet se sulmoi babanë dhe xhaxhain