Një muaj paraburgim është masa që ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve S.A. dhe I.Sh. nën dyshimin se kanë kryer veprën e dhunimit të të miturave.
Sipas njoftimit të Themelores, dy të dyshuarit kanë keqpërdorur seksualisht të miturat që kanë qenë nën moshën 16-vjeçare, në një hotel në Ferizaj. Gjykata ka theksuar se edhe pse viktimat nuk kanë kryer akt seksual me detyrim, por për shkak të moshës nën 16-vjeçare, konsiderohet se s’është dhënë pëlqim nga të dëmtuarat.
S.A. dyshohet se ka kryer veprën penale mes 7 dhe 8 qershorit, me një vajzë nën moshën 14-vjeçare.
Ndërkaq, I.Sh. në të njëjtën kohë, dyshohet se ka kryer veprën penale me një vajzë nën moshën 16-vjeçare.
Masa e paraburgimit është caktuar pas vlerësimit se po që se të pandehurit do të gjendeshin në liri, do të mund të pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.