Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy persona për veprat “kanosje” dhe “lëndim i rëndë trupor”.
Të pandehurit D.H., i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.04.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 02.05.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.
Kurse ndaj të pandehurit L.B., gjyqtari i procedurës ka refuzuar kërkesën për caktim të paraburgimit, dhe ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje 30 ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.04.2021, dhe mund të zgjasë deri më datën 02.05.2021, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje.
“I pandehuri L.B., me datë 02 prill në orët e mbrëmjes, në Prizren, seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit te personit tjetër - të pandehurit D.B., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje që kishin para dy jave, i pandehurit L.B., i afrohet te tavolina të pandehurit D.H., dhe i drejtohet me fjalët kërcënuese ‘çu dil jashtë se t’i derdhi trutë’ dhe kishte vendosur dorën në çantën e tij, me ç ’rast të njëjtit i shkakton ankth dhe frikë. Kurse më datë, kohë dhe vendin e njëjtë, i pandehuri D.H., i shkakton lëndime të rënda trupore dhe përkohësisht ia dëmton shëndetin të pandehurit L.B., në atë mënyrë që pasi që i njëjti i kërcënohet me fjalët e theksuara më lartë, në shenjë revolte e godet me grusht në fytyrë të pandehurin L.B., dhe pas rrëzimit në tokë e godet edhe me shqelma disa herë, me ç ’rast me këto veprime i shkakton lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar edhe në raportin mjekësor”, thuhet në njoftim.
-
Kërkohet paraburgim për të përfshirët në rrahje dhe kërcënim
-
Një muaj paraburgim për burrin nga Prizreni që kanosi e dhunoi fizikisht bashkëshorten
-
Një muaj paraburgim dy personave që dhunuan një grua në Prizren
-
Nga një muaj paraburgim dy të pandehurve që e rrahën një person në Prizren
-
Një muaj paraburgim ndaj prizrenasit i cili kanosi vëllain dhe bashkëshorten e tij