Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar t'iu caktohet masa e paraburgimit të pandehurve Ç.S, D.S. dhe F.B., me dyshimin se kanë kryer veprën “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa të dyshuarit - zyrtar policor I.S., për veprën penale “kanosje”.
Tre të dyshuarit e parë thuhet se kanë lënduar të dëmtuarin S.B. më 31 gusht në Prizren, në parkingun e një qendre tregtare.
Fillimisht konflikti kishte nisur verbalisht, e më pas i pandehuri Ç.S. e kishte goditur të dëmtuarin në kokë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Ndërsa, të pandehurit Ç.S. dhe D.S., në prani të zyrtarëve policorë e kishin kërkuar të dëmtuarin me fjalët "s'ka me të nxan nata, kemi me të vra".
Prokuroria Themelore bëri të ditur se zyrtari policor, I.S., ishte interesuar në stacionin policor për djemtë që janë përfshirë në sulm, e pastaj e kishte kërcënuar të dëmtuarin S.B. se do ta privonte nga jeta.
-
Një person paraqitet në Polici, thotë se ndihet i kanosur që iu përmend emri për krime lufte
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë
-
Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren
-
Arrestohet një person në Prishtinë për kanosje dhe rrezikim të trafikut publik
-
Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes