Një operacion droge mes Italisë dhe Shqipërisë është finalizuar me sukses këtë mëngjes.
Mediat italiane bëjnë me dije se operacioni i koduar ‘Rruga e Detit’ është zhvilluar pak para agimit, mes Sardenjës, l’Emilia-Romagna dhe Shqipërisë. Karabiierët kanë vënë në pranga 17 persona, shtetas shqiptarë dhe italianë.
Mbi të arrestuarit bien akuza të tilla si përfshirje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, shpërndarje droge, etj.
Operacioni u krye nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafies të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit./Ballkanweb/
Artikuj të ngjashëm
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Antimafia italiane udhëheq operacionin antidrogë në Shqipëri
-
Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 18 persona, grupi kryesohej nga disa shqiptarë
-
Sekuestrohen 40 milionë euro drogë, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri
-
Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga disa shqiptarë për të trafikuar drogë