Kronikë

Operacion antidrogë në Krujë, shënjestër një laborator kanabisi, arrestohen 16 persona

Një laborator i përshtatur me llamba, tuba e alumin për kultivimin e kanabisit funksiononte në Krujë, ku ‘të punësuar’ ishin anëtarë me lidhje familjare, raporton Top Channel.

Dhjetëra policë antidrogë janë organizuar në operacionin e quajtur “Agimi”, ku u arrestuan 16 persona, mes tyre edhe dy gra.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga monitorimet me drone, avion dhe nga qytetarë të zonës, janë kontrolluar sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë.

Si rezultat u sekuestrua laboratori që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llamba, kubikë dhe fidanë kanabisi, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Laboratori i drogës është në pronësi të Xh. K. dhe D. K., banues në Halil, babë e bir, të cilët u arrestuan.

Të arrestuarit e tjerë janë A.D., 27 vjeç, banues në Nikël; M.L., 20 vjeç, banues në Larushkë. E. K., 18 vjeç, banues në Qerekë; I. K. , 33 vjeç, banues në Arrameras; D. D., 49 vjeçe, banuese në Nikël; M. V., 16 vjeç, banues në Halil; F. K., 34 vjeç, banues në Halil; E. A., 30 vjeç, banues në Halil; F. K., 56 vjeçe, banuese në Halil; R.D., 53 vjeç, banues në Halil; E.D., 26 vjeç, banues në Halil

Në pranga është vënë edhe kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi F. H., 61 vjeç, si dhe dy punonjës të OSHEE-së, E. P., 32 vjeç, dhe S. K., 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal.

https://fb.watch/5PfKovhiWj/