Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se të mërkurën në mëngjes është zhvilluar një aksion anti-drogë në pesë komuna dhe deri tani ka të arrestuar.
Aksioni ka nisur herët në mëngjes në Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë.
Aksioni lidhet me dyshimin për import e shitblerje të paautorizuar të armëve si dhe kultivim të bimëve narkotike.
“Prokuroria Themelore në Pejë, departamenti i krimeve të rënda është duke zhvilluar sot një aksion në 5 komunat e RKS, Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë dhe janë duke u bastisur 13 lokacione ku njëkohësisht është siguruar edhe vendi i ngjarjes ku dyshohet se ka plantacion të kanabisit. Poashtu në disa lokacione janë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe elemente tjera të veprës penale”, ka thënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
-
Shtatë të arrestuar për narkotikë në tri komuna të ndryshme të Kosovës
-
Arrestohen 34 të dyshuar për veprimtari të paligjshme, 29 dërgohen në mbajtje
-
Një i arrestuar për laboratorin e drogës në një fshat të Pejës
-
Dogana e AKI-ja me operacion të përbashkët në Pejë e Gjakovë kundër kontrabandës me barna
-
Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap në Sverkë të Pejës