Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Obiliq, ndalohen 57 emigrantë që hynë ilegalisht në Kosovë

57 shtetas të huaj dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës gjatë së mërkurës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Autobusi në të cilin ndodheshin udhëtarët, është ndaluar nga njësia e trafikut në fshatin Milloshevë të Obiliqit në orët e vona të së mërkurës.

“48 prej tyre janë nga Siria, pesë nga Egjipti, dy nga Iraku, një nga Palestina dhe një nga Bangladeshi”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti i është proceduar njësisë së hetimeve pranë Departamentit të Kufirit Policia e Kosovës.