Një person është arrestuar në fshatin Milloshevë të Obiliqiti dyshuar për trafikim me emigrantë.
Sipas një komunikate nga Policiam në fshatin Milloshevë të Obiliqit të mërkurën është ndaluar për kontrollim një autobus.
Policia ka njoftuar se autobusi me targa vendore dhe me drejtues S.U., kishte 57 shtetas të huaj në autobus (48 nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, 1 nga Palestina dhe 1 nga Bangladeshi).
Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit.
“Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Obiliq, ndalohen 57 emigrantë që hynë ilegalisht në Kosovë
-
Ndalohet autobusi me 61 shtetas të huaj në Mitrovicë, arrestohet shoferi
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari