Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nusja rrah vjehrrën në Drenas

Një grua është arrestuar paraditen e së premtes, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

Sipas Policisë, gruaja dyshohet se e ka sulmuar vjehrrën pas një mosmarrëveshje.

“Viktima nuk ka dashur tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.