Një grua nga Vitia, ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.
Në njoftimin e policisë të martën, thuhet se e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar.
“Ankuesja ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në familje, është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Një grua në Rahovec rrihet nga vjehrri
-
Një grua dyshohet se u sulmua seksualisht në Vushtrri
-
Një grua në Lipjan ankohet se vjehrra e ka rrahur dhe s’po e pranon në shtëpi
-
Gruaja në Prishtinë raporton se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri
-
Gruaja nga Vitia raporton djalin, thotë se me bashkëshortin përjetojnë dhunë në vazhdimësi