Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një vit e gjysmë burgim ish-drejtorit të prokurimit në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim ish-drejtorin e Prokurimit në Komunën e Gjilanit, nën akuzën për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ai është shpallur fajtor se i ka sjellë përfitim të kundërligjshëm një operatori ekonomik në Gjilan duke e dëmtuar komunën, dhe duke diskriminuar edhe operatorët tjerë potencial.

“Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, nga data 27.05.2016 deri më 21.11.2017, ka tejkaluar vlerën e kontratës në shumë prej 278.438,21 Euro, duke i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror operatorit ekonomik “Engrup & Edona” SH. P. K. dhe në këtë mënyrë ka dëmtuar Komunën e Gjilanit, duke diskriminuar operatorët e tjerë potencial, ka sjellë rrezikun e rritjes së obligimeve jashtë kontraktuale dhe ka rrezikuar realizimin e projekteve tjera të planifikuara. Me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Themelores së Gjilanit.