Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për keqpërdorim të pozitës zyrtare të dyshuarin M.I., pronar i një kompanie që ishte kontraktuar nga Komuna e Gjilanit për të mbikëqyrur punimet e palestrës së sporteve në fshatin “Zhegër”.
Sipas njoftimit, pronari i kompanisë “Arch Design”, dyshohet se për më shumë se tre vjet i ka pranuar si pozicione të kryera punët e pakryera. Dëmtimi që ai dyshohet se ia ka bërë komunës me këtë rast është rreth 66 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria Themelore në Gjilan ka thënë se i dyshuari i ka siguruar përfitim material kompanisë “Vision Project/Dino-SHPK” për periudhën 12 korrik 2017 deri më 3 dhjetor 2020.
Ky institucion ka thënë se do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.