Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin I.H., nën dyshimin se me dokumente të falsifikuara ka fituar tre tenderë në rajonin e Gjilanit. Tenderët kanë kapur shifrën e një milion e 900 mijë eurove.
Sipas njoftimit, i dyshuari është ndalur për dyshimin për veprën penale “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.
I.H. është pronar i kompanisë “Globi M.I.” në Gjilan.
Ndaj tij, Prokuroria ka thënë se do t’i vazhdojë procedurat e mëtejme hetimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Me dokumente false aplikoi në tenderin 400 mijë eurosh, arrestohet për mashtrim në prokurim
-
Dyshohet se fitoi tender në vlerë 155 mijë euro me dokument të falsifikuar, ndalohet për 48 orë
-
Pronari i kompanisë në Gjilan fitoi tender prej mbi 47 mijë eurosh me dokumente të rreme
-
Arrestohet pronari kompanisë që me dokumente të rreme fitoi tender në Gjilan
-
Arrestohet një person, dyshohet se lëshoi diploma të aftësimit profesional pa u zhvilluar trajnimet