Një vit burgim me kusht është verdikti final i gjykatës ndaj ish-anëtarit të Komisionit vlerësues në QKUK, Xhavit Bicaj.
Ish-profesori i Radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, të hënën është gjetur fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi para tre vjetësh ua ka dërguar jashtëligjshëm testin me shkrim dy kandidatëve në garë për drejtorë të klinikave të QKUK-së, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkalla e parë e ka vërtetuar se Bicaj, në vitin 2014 ua ka dërguar testin me 29 përgjigje të sakta dy kandidatëve “të preferuarve të tij”, Ramë Miftari e Sonja Blakaj.
Kandidati i parë, Miftari ka qenë kandidat për drejtor të Shërbimit Klinik të Mjekësisë Nukleare, kurse kandidatja e dytë ka konkurruar për drejtoreshë të Klinikës së Onkologjisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.