Gjykata Themelore Prishtinë e ka dënuar me 11 muaj burgim me kusht të akuzuarin Dardan Blakaj, që akuzohej për “keqpërdorim të votave” në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe “vjedhje të identitetit dhe pajisja e qasjes”.
Siç njoftoi Betimi për Drejtësi të hënën, i akuzuari e pranoi fajësinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdaj tij u shqiptua dënimi unik me burgim në kohëzgjatje prej 11 muajsh, por ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti s'kryen vepër tjetër penale gjatë periudhës verifikuese prej një viti.
Për këtë rast akuzohen edhe Shkumbin Gashi, Kastriot Blakaj, Shpëtim Shala, Tahir Shala dhe Sylë Balaj, që në seancën e 17 marsit më 2023 u deklaruan të pafajshëm.