Një vajzë nga Prizreni ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje familjare, është sulmuar fizikisht nga nëna dhe vëllai.
Rasti ka ndodhur të enjten pas mesditës.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare është sulmuar fizikisht nga nëna dhe vëllai i saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa pas intervistimit të palëve është njoftuar prokurori i cili ka rekomanduar që i dyshuari vëllai i viktimës të ndalohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm