Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një vajzë bie në Lumbardh, dërgohet në Spitalin e Pejës

Një vajzë ka rënë në Lumbardh, në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës, të martën.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i tha KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 11:15 në afërsi të ish-Tregut të Gjelbër.

Vajza është dërguar nga qytetarët për trajtim në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 11:15, policia është njoftuar se tek ish-Tregu i Gjelbër një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, tha Rugova.