Kronikë

Një shtetase e huaj dyshohet se u sulmua seksualisht në Prishtinë

Policia

Foto: Ilustrim

Një shtetase e huaj ka raportuar të martën në Polici se është sulmuar seksualisht derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj.

Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka thënë se gruaja ka raportuar se ishte sulmuar në ashensor dhe kishte marrë gërvishtje në qafë. Rasti po hetohet.

“Prishtinë, 27.02.2024, 09:35 - Viktima femër shtetase e huaj , ka raportuar se deri sa ishte duke u kthyer në banesën e saj, një i dyshuar i pa njohur fillimisht e ka përcjellur e më pas i njëjti kishte hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me viktimën dhe të njëjtën e kishte prekur në pjesët intime dhe i kishte shkaktuar lëndime në qafë (gërvishtje). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.