Krimi në familjet shqiptare godet sërish, por këtë herë ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi.
Një sherr mes çiftit Bardhi, të cilët jetonin prej vitesh në qytetin e Korinthit në Greqi, është përshkallëzuar në një ngjarje të rëndë.
Burri kishte pritur bashkëshorten e tij jashtë një shtëpie ku ajo punonte dhe pasi ishin grindur, e qëlloi disa herë me thikë, raporton TCH.
Aktualisht 45-vjeçarja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga policia helene, është transportuar për në spitalin e Athinës, ku edhe është në gjendje kome.
Policia greke është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka ngritur postblloqe të shumta, për të bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes së rëndë.
Artikuj të ngjashëm
-
40-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga bashkëshorti në Greqi
-
Arrestohet shqiptari në Itali, goditi disa herë me thikë gruan e tij
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
Një grua në Fushë-Kosovë dyshohet se u ther me thikë nga i fejuari
-
Burrë e grua theren me thikë para “fast-foodit” në Bon të Gjermanisë