Një punëtor i teatrit “Oda” në Prishtinë ka vdekur të enjten pasi është rrëzuar nga një lartësi prej 5-6 metrash teksa po rregullonte ndriçimin.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:20. Sipas njoftimit, punëtori, rreth 40-vjeçar, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim pas lëndimeve të marra. Megjithatë, ai s’arriti t’u mbijetonte lëndimeve dhe kishte vdekur rreth orës 16.
Teksa s’janë dhënë detaje të tjera, Policia ka thënë se ka nisur hetimi i rrethanave të rastit.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një punëtor, u rrëzua në vendin e punës
-
Vdes një punëtor në Prishtinë derisa ishte duke punuar në një ndërtesë
-
Vdes një 28-vjeçar në Prishtinë, pasi ra nga lartësia
-
Vdiq një punëtor që ra nga një objekt në rrugën Ferizaj-Prishtinë
-
Kolegu i punëtorit që vdiq dje në Prishtinë humbi ndjenjat nga tronditja