Një person të hënën ka vdekur në vendin e punës në Veternik të Prishtinës.
I ndjeri derisa ishte duke punuar është rrëzuar nga një lartësi, ku nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVdekja e tij është konstatuar nga ekipi i urgjencës.
Ndërkohë që policia ka intervistuar pronarin i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa kishte qenë duke punuar është rrëzuar nga një lartësi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i urgjencës nga të cilët është konfirmuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes është dal edhe prokurori kujdestar, me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. I dyshuari, pronar i lokalit pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtës për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.