Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një polic plagoset gjatë aksionit për të kapur grabitësit e një bankomati në Prishtinë

Në lagjen Veternik në Prishtinë, në orët e mëngjesit të së premtes ka ndodhur një grabitje, me ç’rast është plagosur edhe një polic.

Polici është plagosur gjatë tentimit për t’i zënë grabitësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rreth orës 05:30 është pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë. Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, u shpreh zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për KOHËN.

Sipas tij, Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme.

"Policia po ndërmerr të gjitha masat policore për një hetim të detajuar me fokus identifikimin e të dyshuarve, lokalizimin e vendndodhjes së tyre si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", shtoi ai.