Një peshkatar është mbytur të dielën, e një tjetër ka përfunduar në spital, pasi u është përmbysur varka e peshkimit nga dallgët e mëdha në bregdetin e Durrësit, ka njoftuar Panorama.
Policia në Durrës ka njoftuar se shtetasi I.B. 48 vjeç, është shpëtuar, pasi është nxjerr në breg nga një prej familjarëve të tij, ndërsa shtetasi tjetër A.M. 52 vjeç, dyshohet se është mbytur.
“Më datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, në lagjen nr.1, Durrës, dy shtetas ishin futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallgëve pedaloni është përmbysur”, thuhet në njoftimin e Policisë në Durrës.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbytet një 60-vjeçar në bregdetin e Durrësit
-
Gjendet një person i vdekur në bregdetin e Durrësit
-
Gjendet i mbytur në bregdetin e Durrësit 32-vjeçari i zhdukur para 7 ditësh
-
Një kufomë e dekompozuar kapet nga rrjeti i peshkatarëve në ujërat e Durrësit
-
Mbytet 60-vjeçari në plazhin e Durrësit, dy të vdekur e një i zhdukur në 24 orë