Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i mbytur në bregdetin e Durrësit 32-vjeçari i zhdukur para 7 ditësh

Një 32-vjeçar është gjendur i pajetë mëngjesin e sotëm në breg të detit në Durrës.

32-vjeçari me iniciale S.P. u gjet i mbytur në orën 07:35 pranë lagjes nr. 1 në qytetin bregdetar.

Mësohet se ai kishte 7 ditë që kishte humbur pasi ishte futur në det për të peshkuar. Që prej datës 28 nëntor ai kishte humbur kontaktet me familjen.

“Për 32-vjeçarin janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./Shqiptarja