Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një 39-vjeçar gjendet i vdekur në breg të detit të Durrësit

Një 39-vjeçar është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në breg të detit të Durrësit.

Policia tha se i vdekuri është një 39-vjeçar, banues në një prej lagjeve të qytetit.

Nuk janë konstatuar shenja dhune te viktima.

Policia ka nisur hetimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ Top Channel