Një 60-vjeçar është mbytur duke u larë në det në zonën e Plazhit në Durrës.
Policia ende nuk ka dhënë informacione se çfarë shtetësie është viktima.
“Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur”, thuhet në njoftim.