Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka marrë plagë me armë zjarri në një lokal në “Veternik” në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në orët e hershme të së martës.
“Viktima është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti po hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.