Një person në Vushtrri i infektuar me COVID-19 është ndaluar nga policia të mërkurën, pasi ai ka thyer rregullin e vetizolimit, është njoftuar në raportin e policisë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 17:30.
“Njësiti policor ka takuar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk ka respektuar vet-izolimin pasi i njëjti ishte pozitiv me COVID-19. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, është shkruar në raportin policor.
Vushtrria ka numrin më të madh të infektuarve me COVID-19 në Kosovë. Numri i rasteve veçanërisht është rritur në ditët e fundit.
Artikuj të ngjashëm
- Policia ndalon një të infektuar me COVID-19 në Vushtrri, nuk e respektoi vetëizolimin
-
Para një jave kishte rezultuar pozitiv për COVID-19, kosovari nuk vetizolohet
-
Policia ndalon një qytetar me COVID-19, e kthen në shtëpi dhe hap rast ndaj tij
-
Në Mitrovicë një i infektuar me COVID-19 del në qytet, iniciohet procedurë ndaj tij
-
Në Vushtrri e Lipjan dy qytetarë me COVID-19 thyejnë vetizolimin, iniciohet procedurë