Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person në Gjakovë sulmohet me sëpatë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një person në Gjakovë është sulmuar me sëpatë nga një i dyshuar.

Sipas njoftimit të bërë nga Policia të martën, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes, por nuk ka arritur ta zë të dyshuarin, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti vazhdon të hetohet.