Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Gjakovë

Një person është plagosur në Gjakovë, përkatësisht në rrugën “Bardhyl Çaushi”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi, ka thënë se njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri.

I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës dhe sipas personelit mjekësor gjendja e viktimës është stabile.

Rasti është duke u hetuar.

Artikuj të ngjashëm