Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Kamenicë

Vdekje e dyshimtë

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Kamenicë.

Policia njofton se ankuesi ka raportuar se dhëndri i tij, derisa ka qenë mysafir tek ai, është gjetur i vdekur.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa rasti është cilësuar "vdekje e dyshimtë".

“Kamenicë 05.02.2022 - 11:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dhëndri i tij viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë mysafir te ankuesi, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.