Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Kamenicë

Shiriti i Policise

Foto: Ilustrim

Policia njoftoi se një person është gjetur pa shenja jetë në Kamenicë të hënën, në fshatin Kremenatë.

Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor ku e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Njësitet po merren me rastin. Rasti është iniciuar si "vdekje e dyshuar".

“Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera”, thuhet në njoftimin e plotë.