Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një pasagjeri në aeroport në Prishtinë i konfiskohet një elektroshok

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të ditës së djeshme në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë është konfiskuar një elektroshok, që ishte gjetur në valixhen e një pasagjeri.

Policia ka hapur rast ndaj të dyshuarit si armëmbajtje pa leje dhe me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt..