Një nxënës 19-vjeçar është therur me thikë në afërsi të shkollës së mesme fillore “Shtjefën Gjeçovi” në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës.
I riu ka marrë plagë në këmbë si pasojë e përleshjes mes dy grupeve në afërsi të kësaj shkolle. Sipas dëshmitarëve, sulmuesit dyshohet të jenë nxënës të shkollës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës ka konfirmuar për portalin Koha.net se therja ka ndodhur pas përleshjes së grupeve.
“Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, porse janë të njohur për policinë. Policia ka dalë në vendngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, ka thënë Agron Borovci nga Policia e Kosovës.