Një person është therë me thikë të premten në mesditë, në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se lidhur me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar.
“Sot rreth orës 13 :30, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
-
Dy raste të therjes me thikë brenda 4-orësh në Prishtinë, tre të lënduar
-
Arrestohen katër të dyshuar në Prishtinë, kishin ther me thikë një person
-
Theret me thikë një person në Prishtinë
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje