Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen katër të dyshuar në Prishtinë, kishin ther me thikë një person

Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të së enjtes janë arrestuar katër persona në Prishtinën nën dyshimin se janë përfshirë në një rrahje dhe e kanë goditur me thikë një person.

“Viktima është goditur me thikë dhe ka pësuar lëndime trupore, i njëjtë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas marrjes së tretmanit është liruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia në raportin e së premtes, ndërsa rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.