Një i mitur është therur me thikë gjatë mbrëmjes të së martës në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
I dyshuari për sulmin me thikë është arrestuar.
“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar. Viktima, i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjtit është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën "12 Qershori" në Prishtinë. I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë”, ka thënë ai.
Më tej Borovci tha se policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit.