Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
“Arrestimi i të dyshuarit të mitur, nxënës i një shkolle në Mitrovicë, është bërë nga ana e hetuesve policorë, mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara se sot rreth orës 09:30, derisa i dyshuari ndodhej në shkollë brenda në klasën e mësimit kishte hedhur një sasi sprej ku si pasojë 11 nxënës të kësaj klase kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, thuhet në raportin e policisë.
Pas tretmanit të marrë në spital nxënësit janë liruar.
“Ndërsa në cilësi të provës materiale nga i dyshuari është sekuestruar spreji të cilin dyshohet se e ka përdorur”, thuhet tutje.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.
“Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, përfundon raporti policor.
-
Nxënësi në Prishtinë hedh sprej lotsjellës në klasë, arrestohet
-
Në Mitrovicë arrestohet një i mitur, dyshohet për vjedhje e hyrje në sistemet kompjuterike
-
Kontrolle në katër shkolla në Mitrovicë, sekuestrohen thika e boksa hekuri nga nxënësit
-
Mitrovicë, nxënësi hedh gaz lotsjellës në shkollë
-
Dyshime për helmim të nxënësve nga Prishtina në ekskursionin në Mitrovicë