Më shumë se 10 nxënës të klasës së nëntë të një shkolle të Prishtinës dyshohen se janë helmuar nga ushqimi në ekskursion në Mitrovicë. Ata po trajtohen në Spitalin e Mitrovicës dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka konfirmuar për KOHËN drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi.
“Rreth 11-12 nxënës kemi pranuar në Spital. Kemi dyshuar që janë më shumë. Disa i kanë kryer infuzionet dhe janë liruar, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një restorant në Mitrovicë”, ka thënë ajo.
Të pranishëm në Spitalin e Mitrovicës janë edhe zyrtarë të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, të cilën janë duke bërë marrjen e mostrave për të gjetur shkaktarin e helmimit.
Ndonëse disa shkolla kanë shfrytëzuar të premten për ekskursion, në shumicën e shkollave në vend nuk është mbajtur procesi mësimor për shkak të protestës nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPK).
-
Dyshime për helmim të disa nxënësve në një shkollë në Vitomericë të Pejës
-
Afro 30 nxënës të Mitrovicës kërkuan ndihmën mjekësore, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi
-
Helmohen 10 nxënës në Mitrovicë nga ushqimi në një lokal
-
11 nga 31 të dyshuarit për helmim nga ushqimi në QKUK rezultojnë pozitivë me salmonella
-
Prokuroria nis hetimet pas dyshimit për helmim me ushqim të 70 qytetarëve