Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nxënësi në Prishtinë hedh sprej lotsjellës në klasë, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një nxënës në një shkollë të Prishtinës, pasi dyshohet se ka hedhur gaz lotsjellës në klasë.

Në njoftimin e Policisë të shtunën, thuhet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, derisa spreji është konfiskuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që në klasën e tij kishte hedhur sprej lotsjellës. Sprej është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.