Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një nga policët e therur nga narkomani në Prizren, është grua

Policia ka dhënë detaje lidhur me sulmin me thikë të ndodhur gjatë së shtunës ndaj tre policëve në Prizren.

Siç bën të ditur policia në raportin e saj 24-orësh, një nga zyrtarët policorë të sulmuar gjatë kryerjes së detyrës, është grua.

Më tej thuhet se i dyshuari është narkoman, i cili ishte i mbyllur në një dhomë shtëpie.

“Dy meshkuj dhe një femër, pjesëtarë të PK-së (në detyrë zyrtare) kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që gjatë një intervenimi janë therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar (narkoman), i cili ishte i ngujuar në një dhomë shtëpie”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.