Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulm ndaj katër policëve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre burra dhe një grua, pasi që ata kanë sulmuar këtë policë dhatë kryerjes së detyrës zyrtare. Rasti ka ndodhur të enjten në Prizren.

Katër të dyshuarit janë arrestuar. Pas interevistimit tre të dyshuarit burra janë dërguar në mbajtje ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt. Policët e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor.

Rasti po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar. “Janë arrestuar tre meshkuj dhe një femër kosovarë-e, pasi të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë që ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Katër zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit meshkuj janë dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.