Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë therur me thikë nga një person në lagjen “Dardania” të Prizrenit të shtunën pasdite, ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë për KOHËN se Policia ishte thirrur për të intervenuar në një familje, pasi njëri person, tashmë i dyshuari, s’kishte pranuar të merrte disa ilaçe qetësimi. Siç ka thënë Bytyqi, i dyshuari nuk i është bindur as urdhrit të Policisë dhe ka therur me thikë tre zyrtarët.
Bytyqi ka konfirmuar se asnjëri prej policëve të therur nuk është në rrezik për jetë. Njëri është liruar, tjetri është dërguar në Spitalin e Prizrenit e tjetri në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
I dyshuari është arrestuar.
Artikuj të ngjashëm