Një grua në Gjakova ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi në kuzhinën e shtëpisë së saj ka gjetur dy qese me substanca të dyshuara narkotike, që sipas saj i përkasin djalit të saj të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, janë konfiskuar 9.14 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë.
“Ankuesja f/k ka njoftuar policinë se në kuzhinën e shtëpisë së saj i kishte gjetur dy qese me substanca narkotike të cilat sipas saj i përkasin djalit të saj të mitur pasi është përdorues i narkotikëve. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar 9.14 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Arrestohet një i dyshuar për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij
-
Arrestohet një person në Ferizaj për substanca narkotike
-
Dogana gjen 150 gramë metamfetaminë në veturën e një çifti