Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasje në tentativë në Suharekë

Një muaj paraburgim i është caktuar P.M. për shkak të dyshimit të bazuar që ka kryer “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

“Me datën 07 gusht, në orët e mëngjesit, në Suharekë, i pandehuri P.M., tenton të privon nga jeta personin tjetër – të dëmtuarin me të cilin kishte një mosmarrëveshje të më hershme, në atë mënyrë që fillimisht ia dëmton me gur xhamin e automjeti të të dëmtuarit, meqenëse i dëmtuari nuk ndalet i pandehuri P.M., vrapon pas tij, e më pas i del mbrapa dhe me armën automatike gjuan disa herë në drejtim të dëmtuarit, kështu shkakton edhe rrezik të madh për jetën e njerëzve, në vend publik- rrugë kryesore në Suharekë, në atë mënyrë që gjuan me armën të dëmtuarin, duke rrezikuar edhe jetën e pjesëmarrësve tjerë të pranishëm në vendin ku ka ndodhur ngjarja, si dhe posedon armë në kundërshtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh rrezikshmërinë e veprave panele të cilat i vihen në ngarkim të pandehurit dhe pasojave të shkaktuara, dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratisen dhe t’i shmanget dhe të pengojnë procedurën penale- hetimore.