Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim personave që dyshohet se sulmuan të birin e Rashiqit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj shtatë personave që dyshohet se e sulmuan të birin e politikanit Nenad Rashiq.

M.R., Ç.Zh., L.K., B.Zh., D.N., M.J. dhe D.T. dyshohet se sulmuan Nikolla Rashiqin në afërsi të shkollës “Miladin Mitiq” në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

“Shtatë të pandehurve M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J dhe D.T gjykata iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2, 1.2.1, dhe 1.2.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, se ekziston rreziku se me gjetjen e tyre në liri, të njëjtit mund të ikin apo arratisen për ti ikur përgjegjësisë penale në këtë fazë të procedurës, po ashtu të pandehurit nëse do të jenë në liri mund ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo falsifikojnë provat e veprës penale duke ndikuar tek i dëmtuari N.R., po ashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, tregon rrezik se nëse të pandehurit do të gjenden në liri mund të përsërisin veprën penale apo vepra të ngjashme penale”, thuhet nga Gjykata Themelore e Prishtinës – Dega Graçanicë.